RTV Ora - Ekstradohet nga Danimarka autori i vrasjes së biznesmenit Ferdinand Polia
  • 5 years ago
#rtvora
Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të bujtinave Nard Polia në Shkodër, është ekstraduar sot në vendin tonë nga Danimarka, ku fshihej pas ngjarjes. Ai tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare, ndërsa pritet të zbulojë edhe motivin e vrasjes.

Kristjan Sulaj, ekzekutori i dyshuar i biznesmenit të bujtinave Ferdinand Polia është arrestuar në Danimarkë, rreth 6 muaj pas ngjarjes së 20 Marsit të këtij viti në Shkodër.

Këtë të premte ai është sjellë me pranga për tu përballur me drejtësinë shqiptare me akuzën e vrasjes në bashkëpunim për të cilën ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kristjan Sulaj i njohur edhe si Kristjan Martini, arriti të arratiset pas krimit drejt Malit të Zi dhe më pas ka udhëtuar drejt Danimarkës, ku është arrestuar.

Vënia e tij para drejtësisë shqiptare, pritet të hedhe dritë edhe për motivet e krimit të rëndë.

Por ata gjatë procesit gjyqësor kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi arsyet e vrasjes së biznesmenit të bujtinave në Theth.

Si bashkëpunëtorë në vrasje mbahen në qeli edhe vëllai i 27 vjeçarit, Alfred Martini, dhe Gilbert e Kleandro Toma.

35 vjeçari,që punonte edhe në administratën e zonave të mbrojtura u qëllua me 20 plumba në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekstradohet-nga-danimarka-shkodrani-i-dyshuar-vrasje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended