Kompozitori Markelian Kapidani: Muzika fisnikëron njeriun, intervista e plotë në Report TV

  • 5 years ago
Do të ishte viti 1984 kur Markelian Kapidanit do t?i binit në duar partiturat e ndaluara të jazz-it. Asokohe ai ishte vetëm 14 vjeç, por i rritur në një familje artistësh, me ndihmën e të atit, djali i kompozitorit Gjon Kapidanit do të mësonte se si të kuptojë thellësisht notat. Kësaj here, artisti nëpërmjet një libri rrëfen eksperiencën e tij muzikore për artistët e rinj, të cilët dita-ditës punojnë që të jenë pranë jazzi-t. ?Shënime për muzikantin? është titulli, që kompozitori Markelian Kapidanit ka zgjedh t?i vendos librit të tij të parë të botuar në gjuhën shqipe për muzikën jazz.

?Titulli jo më kot është i tillë, sepse sjell tek muzikantët e rinj sekretet e muzikës së improvizuar. Por ky libër e ruan muzikën e improvizuar edhe jazz-in nga akademizmi i tepruar. Muzika jazz nuk lind në ambiente konservatore, por nëpër klube, edhe më tej zhvillohet e bëhet muzikë e sofistikuar. Nuk ka rregulla, por ka principe. Ka disa mekanizma, që unë i shpjegoj, por nuk i lejoj vetes që ta akademizoj. Mund të ishte manual, por për këtë arsye unë kam zgjedh, që të jetë vetëm shënime?.

Recommended