Report TV - Intervista e plotë, Tirana 100 vjet kryeqytet, historiani: Ishte zgjedhje e detyruar

  • 4 years ago
Tirana 1 shekull kryeqytet. Por, si u përzgjodh? Çfarë ndodhi me qeverinë e Durrësit asokohe? Po midis krerëve të jugut edhe të veriut, të cilët synonin, që kryeqytet të shpallej Vlora, Durrësi apo Shkodra? Historiani Beqir Meta na rrëfen të pathënat e kësaj ngjarje historike, që sipas tij, nuk është zbardhur si duhet, pasi ende për shpalljen e Tiranës kryeqytet i referohen Kongresit të Lushnjës

?Kryeqyteti i parë i Shqipërisë i përkohshëm ka qenë Vlora, që pas Pavarësisë atje u vendos qeveria. Vlora ka luajt këtë rol deri në mars të vitit 1914, që u vendos regjimi i Princ Vidit. Për këtë ka pas diskutime të mëdha nga fuqitë ndërkombëtare, edhe kandidatë me potencial derisa u vendos Durrësi, por edhe më pas ka qenë Vlora, Shkodra edhe Durrësi. Kjo ka pas të bëjë edhe me pozitën strategjike të Durrësit. Edhe disa qarqe diplomatike mendonin që të vendosej Shkodra, por kjo gjë u kundërshtua nga Austro-Hungaria?.Historiani shton më tej se Durrësi u rikonfirmua si kryeqytet edhe në vitin 1918, me mbledhjen e Kongresit të Durrësit edhe me vendosjen e qeverisë së Durrësit, që doli nga ky kongres.

?Kjo zgjati deri në Kongresin të Lushnjës, ku një nga vendimet që mori ishte rrëzimi i kësaj qeverie, që pas saj fshiheshin italianët. Në 13 janar ka qenë marrëveshja e fundit midis Anglisë, Francës dhe Anglisë, që vinte në zbatim Traktatin e Londrës për pushtimin e Shqipërisë. Në fakt nuk ka pas vendim as në Kongresin e Lushnjës, se thuhet që është marrë vendim atje. Kongresi krijoi qeverinë e parë që do të zëvendësonte qeverinë e Durrësit. Por qeveria e Durrësit e refuzoi këtë edhe me mbështetjen e italianëve organizoi forca për t?iu kundërpërgjigjur. Ka qenë një moment kritik, edhe me rrezik për luftë civile, por që u shmang me mençuri. Duke qenë se qeveria e Durrësit nuk pranoi të jap dorëheqjen, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, vendosi që të vendoset në Tiranë, derisa të merrte edhe njohjen ndërkombëtare. Kishte shumë gjëra të panjohura, por që kjo qeveri ka qenë vullnet-plotë për ta arritur këtë?.

Recommended