RTV Ora - Italiani jepte para me fajde, çonte shqiptarin t'i kërcënonte për të paguar borxhin

  • 5 years ago
#rtvora
Autoritetet e Policisë Financiare Italiane në bashkëpunim me qëndrën operative të Breshës e nën koordinimin e Prokurorisë së Bergamos kanë ekzekutuar një operacion hetimor 5 ditor, i cili ka çuar në arrestimin në flagrancë të një sipërmarrësi italian dhe në urdhër ndalimin e një shtetasi shqiptar.

Akuza ndaj tyre është zhvatje parash me kërcënim. Gjatë operacionit u sekuestruan 130 mijë euro cash e bizhuteri në vlerë 100 mijë euro.

Hetimet nisën pas denoncimit të një një personi i cili një vit më parë, kishte marrë parà borxh me fajde tek një sipërmarrës italian me aktivitet në Bergamo.

Muaj pas muaji sipërmarrësi rriste interesat e fajdes së dhënë e për ta detyruar borxhliun që të paguante, kishte punësuar një shtetas shqiptar me detyrën e kërcënimit të dhunshëm e në të gjitha mënyrat deri në përfitimin e interesave që ai pretendonte.

Shqiptari me precedent penal e akutalisht nën urdhër arrestimi shtëpiak për trafik droge, jo vetëm që e kërcënonte, por disa herë i kishte hyrë me forcë në banesë ku jetonte së bashku me familjen.

Autoritetet italiane pas verifikimit të fakteve të mbledhura e rrezikut për sigurinë fizike të borxhliut e të familjes së tij nisën një hetim rrufe 5 ditor që çoi në arrestimin në flagrancë të fajdexhiut sipërmarrës italian e në urdhër ndalimin e shtetasit shqiptar.

Në një garazhd në zotërim të sipërmarrësit italian u gjetën fshehur në qese ushqimesh e pako kafeje rretj 130 mijë euro cash e bixhuteri me vlerë 130 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/italiani-jepte-para-me-fajde-dhe-conte-shqiptarin-ti-kercenonte-te-paguar-borxhet

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended