RTV Ora - Nis faza e parë e regjistrimit në Universitete
  • 5 years ago
#rtvora

Në ditën e parë të fazës së parë janë regjistruar në universitet rreth 2 mijë studentë. Fluksi më i lart ka qenë në Universitetin e Mjekësisë ku janë ezauruar një e treta e kuotave.

Dita e parë e regjistrimeve ka nisur me radhë në disa prej universiteteve.

Më i lart fluksi ka qenë në Universitetin e Mjekësisë ku si çdo vit të parët regjistrohen studentët ekselentë. Në programin e mjekësisë së përgjithshme, vetëm në ditën e parë janë ezauruar 1/3 e kuotave.

Një pjesë e studentëve thonë se përveç pasionit, mjekësinë e kanë zgjedhur me synimin për t`u punësuar jashtë Shqipërisë.

Por ka edhe nga ata të cilët janë shpresëplotë për të ardhmen në vendin e tyre.

Më e qetë dita e parë e regjistrimit ishte në Universitetin e Tiranës.

Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar vetëm të hënën janë regjistruar në universitet rreth 2 mijë studentë. Raundi i parë është i përbërë nga 7 nënfaza 48 orëshe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-faza-e-pare-e-regjistrimit-ne-universitete

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended