RTV Ora - Klosi takon turistin e lënduar në Theth

  • 5 years ago
#rtvora
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi vizitoi në spitalin e Shkodrës turistin polak, të aksidentuar mbrëmjen e së enjtes në Theth. Gjatë vizitës, ai kërkoi reagim më të shpejtë dhe rritje të përgjegjësisë së institucioneve në shërbim të vizitorëve.

Turistët që kanë pësuar incidente apo aksidente në Shqipëri kanë marrë mbështetjen dhe vlerësimin e ministrit Blendi Klosi. Pas spanjollëve që u goditën nga Kokëdhima në Porto Palermo janë dy polakë që vunë në alarm administratën pasi humbën në Theth.

Në ndihmë u kanë ardhur banorët e zonës, ndërsa një prej tyre ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e terrenit të vështirë.

Në spitalin e Shkodrës u vizituan nga ministri Blendi Klosi i cili i bëri dhuratë një pije tradicionale shqiptare.

Klosi: Arsyeja që ishim këtu është për ti shprehur atij dhe familjarëve të tij shërim të shpejtë dhe për ti uruar me një konjak tradicional shqiptar që të kujtojë pak më shumë Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klosi-takon-turistin-e-lenduar-ne-theth

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended