Gruaja e shtrirë në tokë, burri mbetet i bllokuar poshtë Fuoristradës! Pamje nga aksidenti
  • 5 years ago
Report Tv siguron video pak momente pas aksidentit në Elbasan ku u përplasën çifti i turistëve izraelitë. Nga video duket se gruaja ka mbetur e shtrirë në tokë ndërkohë që bashkëshorti i saj është marrë përpara nga mjetit ti Fuoristradë. Ai ka mbetur i bllokuar për disa momente poshtë mjetit dhe është nxjerrë më pas me ndërhyrjen e disa personave të pranishëm të cilët kanë shtyrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e tij. Ai është ngritur në këmbë menjëherë duke marrë drejtim drejt trupit të bashkëshortes e cila qëndronte akoma në gjendje të rëndë pak metra më tutje.

Mësohet se çifti izraelit janë sjellë me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor. Gjendja e gruas mësohet se është mjaft e rëndë.
Recommended