RTV Ora - Arrestime si "Katica"? Lleshaj: Kemi në ndjekje ish-kryeprokurorin

  • 5 years ago
#rtvora

Teksa zërat nga kancelaritë europiane sa vinë e shtohen për një ndarje të mundshme të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë në rrugën e integrimit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se rajoni nuk mund të ndahet.

Lleshaj: Detyrat e integrimit europian të Shqipërisë janë përmbushur më së miri dhe kjo është certifikuar nga KE që ka rekomanduar pa kushte fillimin negociatave dhe ne presim që në një kohë të shkurtër negociatat nuk hapen. Nuk ka vendim as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut se merret në mes të tetorit. Muaji tetor ende nuk ka ardhur, jemi në fund të gushtit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në rrugë të padiskutueshme të integrimit, një rrugë që nuk mund të ndahet ashtu si rajoni nuk mund të ndahet.

E ndërsa në Maqedoninë e Veriut përfundoi pas prangave Prokurorja Speciale për korrupsion, Lleshaj thotë se edhe në Shqipëri është në ndjekje ish-prokurori i Përgjithshëm, duke ju referuar Adriatik Llallës.

Lleshaj: Edhe në Shqipëri është në ndjekje ish-prokurori i Përgjithshëm. Nuk dua ta ngatërroj vizitën e Ministrit me çështjet politike.

Deklaratat Lleshaj i bëri nga Pusteci ku pati një takim me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestime-si-katica-lleshaj-kemi-ne-ndjekje-ish-kryeprokurorin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended