RTV Ora – Arrestohet i akuzuari si ndërmjetës në vrasjen komisar Artan Cukut

  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Greqisë ka arrestuar një tjetër bashkëpunëtor në vrasjen e komisarit Artan Cukut.

Lajmi është bërë publik prej policisë së Athinës ku thuhet se 30-vjeçari Kristaq Leci është ndaluar pasditën e së hënës (12 gusht) nga oficerët e divizionit të drejtorisë së sigurisë dhe të verifikimit të dosjeve.

Forcat e rendit kanë konstatuar se ai ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Në sqarim thuhet ndër të tjera se ai akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e një ish-oficeri të policisë të kryer në datën 8 prill 2017 në Shqipëri.

Menjëherë pas ndalimit dosja i është referuar prokurorisë për të vendosur më pas procedurat e ekstradimit.

Leci akuzohet si bashkëpunëtor i Mikel Shallarit që vrau komisar Cukun në hyrje të pallatit ku ai jetonte në "Rrugën e kosovarëve", pranë liqenit në Tiranë.

Ka qenë pikërisht Shallari, i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe porositësit e ekzekutimit.

Sipas të dhënave, ishte Blendar Jambelli që ka kontaktuar fillimisht me Lecin për të kryer ekzekutimin kundrejt një pagesë prej 20 mijë eurosh dhe më pas ky i fundit është lidhur me Mikel Shallarin.

Ditën e vrasjes Jambelli ka organizuar vrasjen, duke u treguar lëvizjet e Cukut.

Shkak për këtë është bërë arrestimi i Jambellit në Vlorë në kohën kur Cuku ishte komisar si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Amarildo Dedaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg ekzekutorin Mikel Shallari pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke ndihmuar në zbardhjen e motivit të krimit, kush ishin porositësit, ndërmjetësit.

Nga rrëfimi i Shallarit u mësua se Kristaq Leci kishte luajtur rolin e ndërmjetësit ndërsa porositësi i krimit ishte Bledar Jambelli. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestohet-i-akuzuari-si-bashkepunetor-ne-vrasjen-komisar-artan-cukut
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended