RTV Ora – Fran Frrokaj lëshon zyrën në paqe: S'kam ndëmend të baltos 16 vite pune

  • 5 years ago
#rtvora
Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistencë gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit proçes i cili do të zhvillohet nesër. Në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tijë 30 qershori ishte një farsë.

Fran Frrokaj: "Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë."

Si ish student i dhjetorit Frrokaj thotë se në situaten aktuale po vendi po shkon drejt diktatures, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozites Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheh ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të tijë 4-vjeçar në krye të bashkise janë realizuar një sërë investimesh të rëndësisishme si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke pëmiresuar në këtë mënyre jetesën e banorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fran-frrokaj-leshon-zyren-ne-paqe-skam-ndemend-te-baltos-16-vite-pune
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended