Report TV - Basha deklaratë për mediat/ Kanabisi kultivohet në 1/3 e teritorit të Shqipërsë
  • 5 years ago
Të tronditur nga dëshmitë nga Italia të Rai 3 për drogën. Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se: Këtë vit kanabis po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine.

Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike. Organziatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.

Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias. Kriminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë. Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Tashmë rrezikohet siguria kombëtare. Sektori bankar, i ndërtimit dhe turizmit po kapen nga krimi dhe kjo po kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar. Boom-i i ndërtimeve në Tiranë është i financiar nga krimi, si në rastin e Teatrit, por edhe të tjera" tha ai.

Basha theksoi se PD-ja po përgatit një program radikal kundër krimit dhe drogës. Ai tha se ky program do të shpaloset në shtator, ndërsa theksoi se ka nisur edhe hartimi i disa ligjeve kundër pastrimit të parave. Por ku do t'i miratojë, pasi opozita ka dalë nga Kuvendi? Basha tha se paketa po përgatitet kur të vijë opozita në pushtet.

"Program radikal kundër krimit dhe drogës. Në shtator do të bëj të ditur planin kundër krimit dhe pastrimit të parave, auditim të gjitha ndërtimeve të veprave publike dhe private. Ka nisur hartimi i disa ligjeve kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit. Një ligj kundër pastrimit të parave. Që ditën e parë në pushtet qeveria do të nxjerrë fond për auditimet e thelluara për gjurmimet e parave në të gjithë botën për origjinën e parave në ndërtim dhe koncesione. Kriza do të përfundojnë me politikanë me pranga në duar, që të mos përsëritet" tha ai.
Recommended