RTV Ora - Fenomeni i gjobëvënies, 9 të arrestuar në 1 javë

  • 5 years ago
#rtvora

Tre vëllezër nga Dibra u arrestuan nga policia me akuzën e gjobëvënies ndaj një qytetari të cilit i kanë kërkuar 50 mijë euro nëpërmjet kërcënimeve për jetën e tij dhe të familjes.

Sektori i hetimit kundër krimeve të rënda, jetës dhe pronës ka vënë në pranga vëllezërit, Xhekso, Eugert dhe Aleks Titini, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë.

Policia dyshon se vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t'i marrin në formë gjobe shumën prej 50 mijë euro një biznesmeni.

Arrestimi i tyre është kryer të hënën, pas hetimeve disa ditore me anë të përgjimit telefonik dhe vëzhgimit ambiental, ndërsa gjatë përballjes me hetuesit tre vëllezërit kanë mohuar akuzat.

Ky është rasti i katërt i gjobëvënies në më pak se një javë gjatë të cilës policia ka vënë në pranga nëntë persona. Ish-drejtuesi i policisë në disa qarqe Arben Hajdarmataj për RTV Ora shprehet se situata politike në vend dhe sezoni veror i favorizon këto grupe.

Arben Hajdarmataj: Unë mendoj sepse vetë situata në periudhën e verës është e tillë që jep mundësi për rritjen e aktivitetit kriminal. Aspekti i gjobvënieve ka të bëjë edhe me gjendjen politike, që është në Shqipëri.

Hajdarmataj shprehet se policia duhet të zbatojë masa të forta parandaluese për fenomenin e gjobëvënieve, dhe të mos fokusohet tek problemet dytësore, siç është operacioni ?Plazhi i Lirë?.

Arben Hajdarmataj: Mos vëmendja e Policisë së Shtetit në parandalimin e aktiviteteve kriminale, por duke u marrë me probleme anësore që nuk janë punë parësore të policisë së shtetit, sic është heqja e shezlongeve në plazhe.

Ekspertët e policisë bëjnë thirrje që rastet e gjobëvënieve dhe kërcënimeve të denoncohen pranë autoriteteve të rendit që në momentet e para me qëllim shmangien e pasojave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fenomeni-i-gjobevenies-9-te-arrestuar-ne-1-jave

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended