RTV Ora – Pushuesit në Tale kërkojnë shëtitore

  • 5 years ago
#rtvora
Pushuesit vendas e të huaj po zgjedhin së shumti bregdetin e Tales, duke vlerësuar pastërtinë e ujit, por edhe çmimet e favorshme. Megjithatë, ata thonë se aty mungon një pedonale, një investim për të cilin bashkia Lezhë thotë se e ka në projekt.

Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik.

Uji i kristaltë si dhe pëstërtia që të ofron ky bregdet, ka bërë që Talja të tërheqë vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj.

Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti vetëm 3 km janë plazh privat, ndërsa pjesa tjetër është në shfrytëzim të publikut.

"Vijmë nga Maqedonia, plazhi më i bukur që ekziston në Shqipëri është ai i Tales në Lezhë."

Por, pushuesit kërkojnë që të ketë më shumë investime. Aktualisht, ata thonë se kësaj zone i mungon së tepërmi një shëtitore.

"Një shëtitore do të ishte mirë."

"Mungon një pedonale për shëtitore, pas orës 8 të darkës nuk ka aktivitete".

Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, thotë se ky investim është i parashikuar në projektet e bashkisë Lezhë.

Albert Rrusti: Disa rrugë hyrëse do të shtrohen me asfalt dhe një pedonale 2 km e gjatë që do tu shërbejë pushuesve dhe veçanërisht bizneseve.

Distanca e shkurtër me kryeqytetin dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pushuesit-ne-tale-kerkojne-shetitore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended