Report TV -Vrasja e burrit dhe vjehrrës/ Biseda me motrën që zbuloi çiftin: Ku t'i lë unë këto!
  • 5 years ago
Vrasja që tronditi Vlorën në janar 2018,ku Selkie dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjec, u ekzekutuan dhe më pas u dogjën, ka dy autorë dhe sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ata janë Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi. Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë. Krimi i rëndë që tmeroi Vlorën ka ndodhur në janar të 2018,ku e moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë.Ky krim i rëndë u raportua në polici në orët e para të mëngjesit nga vetë nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj Kasem Pirjasi, janë marë të pandehur nga Krimet e Rënda dhe dërguar për gjykim për akuzën e ?Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare",kryer në bashkëpunim. Hetimi ka zbuluar se krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.
Recommended