RTV Ora - Spaho: Rama ka krijuar agjenci për tregtimin e karburantit në kohë krize
  • 5 years ago
#rtvora

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat shprehet se kryeministri Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, që do blejë dhe tregtojë sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.

Edmond Spaho: Edi Rama po rrit çmimin e karburantit duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.
Ai dhe ministrja e tij e financave gënjyen paturpësisht kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend.
Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para agjencinë e Edi Ramës thuhet qartë se kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor.
Dokumenti gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit dhe është prova nga vetë qeveria që ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët he i varfëron ata më shumë. Aktualisht Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/spaho-rama-ka-krijuar-agjenci-tregtimin-e-karburantit-ne-kohe-krize

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended