Report TV - Votimet, kandidatja e BD në Vlorë Valbona Mezini harron pasaportën

  • 5 years ago
Kandidatja e BD për Vlorën, Valbona Mezini ka shkuar ditën e sotme për të votuar në qytetin ku ajo dhe kandidon por nuk ka mundur të hedhë votën për shkak se kishte harruar pasaportën. Ajo ka pritur në qendrën e votimit që dikush të sjellë mjetën e identifikimit teksa dhënë edhe një deklaratë për mediat.

Ajo i bëri apel kundërshtarëve t?i mbajnë duart larg nga procesi i votimit.

?Në Vlorë ka shumë mungesa, shumë shërbime utilitare nuk funksionojnë sot. Nuk do ketë më varfëri, votoni Bindjen Demokratike. Për gjynahqarët që na ruajnë do të thosha, për partinë e madhe, t?i mbajë duart larg nga procesi, se sot flet sovrani. Muçua i Tanës, që e njeh mirë gjithë Vlora i them të largohet nga qendrat e votimit?, tha Mezini.

Recommended