Report TV - Vlorë betohet Leli, përfaqësueset e BD dhe PSD zgjidhennënkryetare të Këshillit Bashkiak

  • 5 years ago
Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Vlorës i cili përbëhet nga 51 anëtarë të dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit. Po sot ka marrë mandatin e dytë radhazi kryebashkiaku Dritan Leli i cili bëri betimin e tij në ambientet e Teatrit Petro Marko. Në këtë ceremoni ishin prezent kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili është njëkohësisht koordinator politik i jugut dhe Damian Gjiknuri koordinator politik i jugut.

Kryetare e këshillit bashkiak të Vlorës u zgjodh Migena Balla e cila u votua me 45 vota pro, 3 kundra. Ndërsa nënkryetare të Këshillit bashkiak u zgjodhën një përfaqësuese e Bindjes Demokratike dhe një tjetër në radhët e Partisë Social Demokrate. Dritan Leli tha gjatë fjalës së tij se ky 4-vjeçar do jetë plot suksese dhe projekte të reja.

Recommended