Report TV -E përplasi makina, humb jetën 'çiklisti' në Vlorë
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën Agim Soro, 66 vjeç. Viktima po udhëtonte me biçikletë kur është goditur nga një automjet. Fillimisht ai është dërguar në spital por më pas nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Segmenti ku ndodhi aksidenti në fjalë është një nga akset më problematike dhe me shumë aksdientet të qytetit të Vlorës.
Recommended