Report TV -7326 policë për zgjedhjet, perfshihet dhe ushtria

  • 5 years ago
TIRANE-7326 efektivë të policisë do të jenë në krye të detyrës për procesin zgjedhor të ditës së diel në të gjithë Shqipërinë. Policia e Shtetit në planin e masave thekson se 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor. Efektivët do të sigurojnë 5417 Qendra të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV. Gjithashtu do të vendosen në dispozicion 543 automjete. 281 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ashtu sikur ka ndodhur deri tani, opozita ka paralajmëruar se protestat dhe tubimet do të vijojnë edhe nesër dhe të dielën, por Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj i paralajmëroi se dy ditët e ardhshme përkojnë me heshtjen zgjedhore, që do të thotë se tubimet janë të ndaluara dhe ata që do të protestojnë rrezikojnë burg nga 1-5 vite burg. Ai kujtoi gjithashtu se sipas Kodit Zgjedhor, ditën e votimit është i ndaluar çdo lloj grumbullimi i njerëzve afër qendrave të votimit. Këto dy paralajmërime duket se i drejtohen qartë opozitës që jo vetëm ka paralajmëruar protesta në shesh për nesër e pasnesër,por edhe ka organizuar grupe të militantëve të saj që duhet të qëndrojnë përpara qendrave të votimit për të "monitoruar" qytetarët që shkojnë për të votuar.

Recommended