RTV Ora - Moisiu apel për dialog politik: Zgjidhje afatgjatë për ti dhënë fund krizave ciklike

  • 5 years ago
#rtvora
Ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu kërkon një zgjidhje afatgjatë për ti dhënë fund krizave ciklike në vend.

Duke folur në një tryeze me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit, Moisiu tha se për gjetjen e kësaj zgjidhje nevojitet dialog politik ndaj apeloi palët të vendosë interesat e vendit mbi ato të partive.

Alfred Moisiu: "Për fat të keq kriza politike po përkeqësohet. Është koha e fundit për dialog mes aktorëve politikë për të gjetur një zgjidhje në interes të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj.

Është koha për një zgjidhje afatgjatë për të mos u kthyer në krizat ciklike. Veprimet e dhunshme ndaj instituticioneve kanë cenuar imazhin e Shqipërisë. Vetëm më vota arrihet demokracia funksionale."

Moisiu shtoi se nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesat vetjake të disa drejtuesve politikë është e patolerueshme.

Alfred Moisiu: Është e patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesa vetjake apo personale të disa drejtuesve politikë. Përdorimi i shprehjeve nxitëse dhe përçarëse, retorika denigruese ndaj rivalëve nga secila palë politike, mungesa e dialogut mes partive kryesore. Të gjithë këta faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë së qytetarëve."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/moisiu-apel-dialog-politik-zgjidhje-afatgjate-ti-dhene-fund-krizave-ciklike
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended