Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje

  • 5 years ago
TIRANE - Për herë të parë në 4 muaj protesta kundër qeverisë, tubimi i nëntë kombëtarë i opozitës joparlamentare mbajtur para kryeministrisë dhe parlamentit, nuk shënoi asnjë incident. Nuk pati shashka, fishekzjarrë dhe aq më pak bomba molotov si në protestat e mëparshme. Edhe tek parlamenti, konsideruar si "zona e nxehtë" e përplasjeve, nuk pati asgjë më shumë veçse një parakalim të Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, që bashkë me simpatizantët e mbyllën protestën e nisur në orën 20:00, me një fjalim të liderit demokrat në selinë blu në orën 22:00. Dy orë protestë paqësore, që duket se erdhi e tillë pas presionit ndërkombëtar që së fundi i kanë përmendur personalisht emrat Bashës e Kryemadhit dhe kanë ngritur peshën e përgjegjësisë ndaj tyre për çdo akt dhune që mund të ndodhte në tubim.

Një protestë që nisi me mesazhe simbolike kundër qeverisë. Busti me trupin e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe kokën e Edi Ramës që u rrëzua nga të rinjtë demokratë para kryeministrisë, dhe disa të rinj të shtrirë në një dyshek vendosur para kryeministrisë, me maska të Edi Ramës dhe ministrave të tij të akuzuar nga opozita, një simbolikë e akuzës së kahershme të opozitës: "Rama fle me krimin".

Për herë të parë në këtë protestë, veç bashkëshortes, Basha kishte krah tij edhe dy vajzat, e po ashtu shumë qytetarë u shfaqën me gratë dhe fëmijët e tyre. Shenja të dukshme se i gjithë tubimi do të ishte pa dhunë.

Basha u shfaq i palëkundur në kërkesën e shfaqur në këto katër muaj: Largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakoheshme. Por për herë të parë shtoi edhe dy kushte në atë që ai e konsideron zgjidhje politike të krizës. Lirimin e të arrestuarve për sulmet e fundit ndaj KZAZ-ve në disa bashki të djathta dhe të LSI-së, dhe futjen në burg të hajdutëve të votave, siç Basha kërkon për zyrtarë socialistë, nxitur edhe nga përgjimet e publikuara së fundi në median gjermane "Bild" nga dosjet 184 dhe 339, ku ka hetime edhe për shit-blerje votash. Tha se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, duke nxjerrë në terren Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ngritur në çdo bashki për ndalimin e garës elektorale në këtë datë.

Protesta e nëntë erdhi në një situatë mjaft të tensionuar politike, vetëm 9 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat opozita e dalë jashtë parlamentit i ka bojkotuar ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka anuluar me një dekret që nuk është përfillur nga mazhoranca. Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procesin zgjedhor, bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI nxorën në terren administratën, policinë bashkiake e deri tek forcat zjarrfikëse për të sulmuar KZAZ-të e ngritura për administrimin e zgjedhjeve vendore në disa qytete, më të nxehtit, Kukës, Burrel, Shkodër, Tropojë e Kavajë. Mjaftoi një dekret i Presidentit Meta, për të ngjallur një luftë institucionale.

Ndërkombëtarët njëzëri kanë apeluar për protestë paqësore, shmangie nga dhuna dhe përdorimi i bombave molotov dhe mjete...

Recommended