RTV Ora - Bushati për Euronews: Vonesa negociatave, shkelje e premtimit nga BE

  • 5 years ago
#rtvora

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i zhgënjyer me vendimin e BE për shtyrjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në tetor. Në një intervistë me Skype për Euronews, Bushati I cili ka qenë edhe një nga kryenegociatorët kyç për kërkesën e Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian ka akuzuar shtetet anëtare për mosmbajtjen e premtimeve mbi kalendarin e pranimit.

Ditmir Bushati: ?Unë do të doja të shprehja zhgënjimin tim ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat nuk iu përmbajtën konkluzioneve te qershorit të vitit 2018, ku u përcaktua rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në bazë të këtyre konkluzioneve, qershori i vitit 2019 do të ishte momenti kur do vendosej data për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Është e qartë që pozicioni i disa vendeve anëtare po bëhet më i ftohtë, për të mos thënë armiqësor, për arsye të tyre të brendshme, në lidhje me politikën e zgjerimit.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-euronews-vonesa-negociatave-shkelje-e-premtimit-nga-be

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended