RTV Ora - Xhemal Qefalia i quan "pallavra" përgjimet e BILD

  • 5 years ago
#rtvora
Xhemal Qefalia i quan pallavra përgjimet e publikuara nga BILD mbrëmjen e djeshme.

"Palavra, Ishin biseda miqësore me shokun e fëmijësirë" është shprehur Qefalia në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

Përgjimi i BILD përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t?i caktuar një pozicion më të mirë.

Aga i kërkon Qefalisë të transferohet në Bulqizë, një qytezë e pasur me krom e që kontrollohet nga krimi i organizuar. Por deputeti socialist i premton atij një pozicion më të lartë. Për punën e bërë gjatë zgjedhjeve Aga përgëzohet edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përgjimi nr. 2

Xhemal Qefalia: Berti.

Shefi i Policisë, Dibër: Hë mo shoku im.

Xhemal Qefalia: Le të ruajnë më burrë, të të hajnë k***, të plasi bytha. Flamuri (Flamur Noka) është i detyruar të bëjë politikë po do i themi nesër: Ti s'ke punë me e përmend më atë.

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, ai le të vijë e të kontrollojë ku ti dojë qejfi!

Xhemal Qefalia: Ku ka o vëllai, ku ka, c'ja fut kot. Ai mundohet me u justifiku, a merr vesh ti cfarë po bëhet brenda PD-së sot, janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit mo burrë po hajt.

Shefi i Policisë, Dibër: Jo, jo, u pata thënë unë, ma bini kartonin, si Messi që ia mban Barcelonës dhe fitoni.

Xhemal Qefalia: Ata ja fusin kot o vëlla se po të mos kishin vënë ty atje, nuk do kishin fituar.

Shefi i Policisë, Dibër: Ej, unë jam pjesë e PS-së dhe nuk do ndryshoj për 1 milion vjet.

Xhemal Qefalia: Se vë në ndyshim o vëlla. Unë prandaj i thashë mbrëmë atyre, ishin të gjithë, ishte i gjithë grupi i PS-së, nuk e besonin, ishte gjithë grupi parlamentar aty.

Shefi i Policisë, Dibër: Po në rregull, shyqyr që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër, e dija që është Gjiknuri aty.

Xhemal Qefalia: Pse, ti se dije që ishim ne atje?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhemal-qefalia-i-quan-pallavra-pergjimet-e-bild
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended