Zihet në lokalin e fshatit, 27-vjeçari i shkon në banesë dhe lëshon breshëri kallashnikovi
  • 5 years ago
BULQIZË - Një fëmijë 6-vjeç është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit, teksa ishte në gjumë. Autor i kësaj ngjarje është një 27-vjeçar, Jetmir Koxherri nga Bulqiza, i cili më herët ishte zënë në një lokal rreth orës 01:15 të mëngjesit me babain e 6-vjeçarit, një burrë me inicialet H.Rr.

Ai u arrestua pas ngjarjes nga forcat e policisë, ndërsa e gjitha nisi pas konfliktit në lokal. I riu më tej është larguar nga lokali ka marrë armën automatike dhe ka shkuar në banesën e burrit duke qëlluar me breshëri. Plumbat kapën në fytyrë dhe trup djalin 6-vjeçar të tij i cili ishte në gjumë.

Fëmija është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë. Në konfliktin në lokalin e fshatit Krastë ishte përfshirë edhe një person tjetër me inicialet Sh. P.

Report Tv sjell pamjet e momentit të arrestimit të të riut. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, që në fund u plagos 6-vjeçari. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet.
Recommended