Report TV - Sa deputetë ka Parlamenti aktualisht? KQZ i kthen përgjigje presidentit Meta
  • 5 years ago
122 deputetë ka në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë përgjigje i ka kthyer zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Presidentit Ilir Meta, i cili në deklaratat e tij pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e ka quajtur ilegjitim Kuvendin.

Ai çoi kërkesë KQZ-së për të ditur sa deputetë ka aktualisht Kuvendi, duke ditur shumë mirë se numri 140 nuk është plotësuar për shkak të shterimit të listave të kandidatëve pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. Kjo kërkesë tij u pa si nëj hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori sot nga KQZ.votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues, dhe ku shprehej bindja se zgjedhjet do të mbahen në këtë datë.

Më 14 qershor, pas deklaratës se parlamenti aktual është ilegjitim, Meta i dërgoi një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkoi informacion mbi numrin aktual të deputetëve.

Parlamentit aktualisht i mungojnë 18 deputetë.

Ilir Meta është zgjedhur President legjislaturën e shkuar të Parlamentit, para dy viteve, ndërsa u shpreh se Kuvendi aktual nuk është legjitim. Por a është kjo një shenjë se kreu i shtetit do të shpërndajë parlamentin?

?Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë? ishte deklarata e Metës.

Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.
Recommended