Report TV -Presidenti letër KQZ-së: Sa deputetë ka Parlamenti?
  • 5 years ago
TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë hapin e radhës pas anulimit të datës së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Ditën e sotme, pas deklaratës se parlamenti aktual është ilegjitim, ai i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon informacion mbi numrin aktual të deputetëve. Report Tv ka siguruar letrën e plotë, që kreu i shtetit i ka dërguar KQZ-së.

Parlamentit aktualisht i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante. ?Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendi? shkruan Presidenti në letrën ku i kërkon informacion KQZ-së.

Ilir Meta është zgjedhur President legjislaturën e shkuar të Parlamentit, para dy viteve, ndërsa sot u shpreh se Kuvendi aktual nuk është legjitim. Por a është kjo një shenjë se kreu i shtetit do të shpërndajë parlamentin?

?Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë? ishte deklarata e Metës.

Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë, tashmë mbetet për t'u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.
Recommended