RTV Ora - Hafiz Ali Kraja me “kryet nalt”, dokumentari për jetën e hoxhës së përsekutuar

  • 5 years ago
#rtvora
Hafiz Ali Kraja është një nga klerikët muslimanë që si vëllezërit katolikë kaloi në kalvarin e vuajtjeve dhe persekutimit të komunizmit. Jeta e hoxhës së diplomuar në tre universitete dhe njohës i gjashtë gjuhëve të huaja erdhi në një film dokumentar me titullin ?Kryet nalt?.

Jeta dhe kalvari i vuajtjeve të klerikut Hafiz Ali Kraja, erdhi për herë të parë në një film dokumentar që u shfaq në Shkodër.

I diplomuar në 3 universitete dhe zotërues i 6 gjuhëve të huaja, ai sëbashku me shumë klerikë myslimanë dhe katolikë, do të vuante torturat ç?njerëzore të regjimit komunist.

Por asnjëherë nuk pranoi të ulë kokën, duke mos u pajtuar me të keqen që po kalonte Shqipëria asokohe.

Dokumentari ?Kryet nalt? solli në Shkodër një tjetër dëshmi të persekutimit të klerit.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u ndal në trashëgiminë shpirtërore dhe intelektuale të Hafiz Ali Krajës.

Për Agron Shehaj, themelues i Fondacionit Kujto, fatkeqësisht një pjesë e madhe e shoqërisë kërkon të mos shohë, ose më keq, të mohojë krimet e komunizmit.

I lindur në 1900 në Shkodër, Hafiz Ali Kraja përveçse klerik, ishte një publicit dhe atdhetar që kontribuoi në ditë të vështira për vendin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hafiz-ali-kraja-me-kryet-nalt-dokumentari-jeten-e-hoxhes-se-persekutuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended