PD: Ja pse Rama nuk jep doreheqjen
  • 5 years ago
6 audio-përgjimet e publikuara nga prestigjiozja gjermane ?Bild? për Partinë Demokratike do të mjaftonin që kryeministri Rama të kishte dhënë dorëheqjen. Enkelejd Alibeaj thotë se ky skenar nuk po ndodh pasi blerja e votave është bërë me bekimin e Ramës.

?Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Ish-deputeti demokrat akuzon Prokurorinë se është vënë në shërbim të kryeministrit.

?Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavarur, do të kishte zbatuar ligjin, do t?i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive?.

E vetmja mundësi për largimin e kryeministrit, Alibeaj thotë se është bashkimi popullor për të mos pranuar paktin e tij me krimin.

Tv Klan
Recommended