Policia: Kriminelët dhunë në protestë...dhe një përgjigje pse nuk i jep PD-së 'Ismail Qemalin'

  • 5 years ago
Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë lidhur me protestën e opozitës të paralajmëruar për ditën e nesërme në datë 16 shkurt. Ajo ka mbajtur edhe njëherë qëndrimin për ndalimin e protestës në rrugën Ismail Qemali por nga ana tjetër ka deklaruar se për zhvillimin e saj janë mundësuar mjedise të tjera si Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, i cili sipas policisë është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

Ajo ka shtuar se ka informacion se persona të caktuar me precedentë pemalë janë përgatitur për të ushtruar dhunë përgjatë protestës dhe i ka bërë thirrje organizatorëve të saj të disatncohen nga zërat që bëjnë thirrje për dhunë.

Recommended