RTV Ora - Balliu në gjykatë: Akuzat ndaj meje politike por nuk do ndalemi
  • 5 years ago
#rtvora
Është shtyrë seanca gjyqësore për Klevis Balliun dhe disa banorëve të Astirit, të cilët akuzohen se kanë sulmuar dhe kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve.

Ish deputeti i PD, Balliu tha se akuzat ndaj tyre janë politike për të trembur opozitën dhe qytetarët që të mos protestojnë.

Ndërsa theksoi se përpjekjet janë mjerane pasi sipas tij as opozita dhe as qytetarët nuk do ndalen.

Klevis Balliu: "Këto janë akuza politike ndaj meje dhe ndaj disa protestuesve të Unazës. Erdhëm sot këtu dhe seanca u shty sepse nuk janë njoftuar njëri apo tjetri. Është çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos dalin, të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane.

As opozita dhe as qytetarët nuk do ndalojnë protestën, për shkak se këtu siç e shihni dhe nga vetë senaca e fundit kur vjen një ish-deputet me avokatët e tij sepse është thirrur, ndërkohë disa të tjerë nuk thirren nga Prokuroria apo nuk çohet letrat në adresat e duhura sepse nuk funksionon shteti. Ne sot jemi pa qeveri, pa instituticione. Është pikërisht kjo arsyeja pse sot qytetarët ndodhen në burgje ndërkohë që banditët janë të lirë. Është kjo arsyeja pse dje janë arrestuar me dhjetëra me qindra protestues, disa prej tyre janë lënë në burg ndërkohë që banditë që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, qoftë kjo tek rruga e Milotit, ku nuk mban njeri përgjegjësi dhe tek afera korruptive e Unazës.

Paratë e shqiptarëve vidhen nga politikanë të korruptuar dhe këta rrinë shijojnë paratë e tyre., ndërkohë banorët e Unazës dhe qytetarët që protestojnë futen në burg.

Nuk do ketë asnjë moment që opozita do të ndalet për një kauzë të drejtë që është liria e fjalës, e drejta e votës dhe drejtësia. Nuk do ketë asnjë moment të opozitës apo qytetarëve të ndalen derisa të largohet Rama."

Arrestimi Balliut - Balliu dhe 3 protestues të tjerë të Unazës u arrestuan më 7 maj. Ndaj tyre rëndojnë 6 akuza midis të cilave kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik, goditje për shkak të detyrës, organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës.

Përplasja mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë nisi paraditen e 7 majit, ku për disa orë pati konfrontime të forta.

Siç u njoftua edhe zyrtarisht nga policia e shtetit, 4 efektivë morën plagë gjatë përplasjeve dhe u dërguan për mjekim në spital. Gjithashtu lëndime pati edhe në radhët e banorëve të Unazës së Re, mbi të cilët u përdor edhe gaz lotsjellës.

Të arrestuarit

Klevis Balliu

Elton Skenderi

Seit Hajderasi

Lulzim Maçinaj
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balliu-ne-gjykate-akuzat-ndaj-meje-politike-por-nuk-do-ndalemi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http:...
Recommended