Report TV -Rama tregon si s'iu bindën punonjësit: Unë u thashë 'jo', ata i besuan iPhone-in

  • 5 years ago
Siç është bërë traditë, kryeministri Edi Rama në natën e Kadrit ka shtruar darkën e iftarit. Ndryshe nga vitet e tjera, kjo darkë është shtruar në ambientet e brendshme të godinës qeveritare dhe jo në oborrin e saj, kjo për shkak se organizatorët i druheshin një shiu të mundshëm, nisur nga moti i palëkundshëm që ka qenë ditëve të fundit.

Kryeministri tregon se u kishte thënë që nuk do binte shi sot, por duket që ata preferuan që të bënin një zgjedhje të sigurt: të darkonin brenda. Por duket që Rama ka pasur të drejtë dhe këtë edhe e theksoi në darkë.

"Që këtë herë e shtrojmë këtu sepse organizatorët që më ndihmojnë kishin parë në i-phone që do bjerë shi, unë u thashë që shi nuk ka...dëgjuan i-phone. Ne jemi mbyllur këtu, jashtë qielli është i hapur", tha Rama.

B.K.