RTV Ora - Festivali veror i fëmijëve, fituesi pret biletën për në Disneyland

  • 5 years ago
#rtvora
Panairi i 11-ë i 1 Qershorit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka çelë siparin. Për katër ditë me radhë, pranë Pedonales në Tiranë do të ngjiten në skenë ata fëmijë të cilët kanë një ëndërr apo, kanë një talent. Fëmija fitues i Festivalit do të ketë mundësinë të udhëtojë për në Disneyland.

Ashtu siç është bërë traditë tashmë për më shumë se një dekadë edhe këtë vit Dhoma e Tregetise dhe Industrisë në Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e kryeqytetit ka organizuar panairin e 11 -ë të 1 Qershorit. Për katër ditë me radhë, rreth 120 fëmijë te talentuar në fusha të ndryshme të artit nga shkollat e kryeqytetit do të shpalosin talentin e tyre përballë njeë jurie me profesionistë.

Komision i përbërë nga 4 anëtarë me personalitete të njohura të fushës së artit do të vlerësojnë edhe të gjithë fëmijët që do të spikasin në aktivitetet kulturore që do të mbahen, pikturë, muzikë, kërcim, apo instrument.

Kryetarja e jurisë, Suzana Turku, e cilësoi si mjaft të vlefshëm këtë projekt për edukimin e brezit më të ri që ka Tirana, që janë fëmijët.

Po kështu, gjatë këtyre ditëve në Pedonale do të zhvillohet edhe një panair, ku kompanitë pjesëmarrëse do të sjellin shumë argëtim për fëmijët dhe vlerësime për ta.

Fëmija fitues i Festivalit do të ketë mundësinë të udhëtojë për në Disneyland.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/festivali-veror-i-femijeve-fituesi-pret-bileten-ne-disneyland
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended