RTV Ora - Plagosja në Sauk pas sherrit për parkimin, vetëdorëzohet efektivi i policisë

  • 5 years ago
#rtvora
Sherri për bllokimin e rrugës së makinës në parkimin e një hoteli është bërë shkak për plagosjen e 27-vjeçarit Ervis Murati nga punonjësi i policisë Ndue Ndoj. I riu është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën,ndërsa efektivi Ndoji është vetëdorëzuar në polici 2 orës pas ngjarjes.

Një konflikt i çastit është shkaku i plagosjes së 27-vjeçarit në Sauk. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, kur punonjësi i policisë nga Lezha, Ndue Ndoj dhe 3 persona të tjerë janë konfliktuar në ambientet e parkimit.

Policia është e rezervuar për ngjarjen, por nga burimet mësohet se shkaku ka qenë bllokimi i rrugës në parkimin e hotelit, nga një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar e ka qëlluar 27-vjeçarin me armën e shërbimit në pjesën e barkut dhe është larguar me shpejtësi, për tu vetëdorëzuar 2 orë pas ngjarjes.

Murati është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy personat e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Ndue Ndoj është punonjës policie i qarkullimit në qytetin e Lezhës, ndërsa në kryeqytet ndiqte një kurs pranë akademisë së sigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-27-vjecari-plagoset-me-arme-zjarri-prane-nje-hoteli-ne-sauk
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended