IPR Marketing - Sondazhi i dyte i IPR Marketing nesër në 21:00 Live ne RTV Ora
  • 5 years ago
#rtvora #iprmarketing
A janë të vlefshme për shqiptarët zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa opozitën?

Si kanë ndikuar protetestat e opozitës dhe qëndrimi i maxhorancës në perceptimin e publikut mbi zgjidhjen e krizës së paprecedent në politikën shqiptare dhe si do të zgjidhnin sot qytetarët shqiptarë nëse do t?i drejtoheshin kutive të votimit?

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh, sjell sondazhin e dyte për këtë vit mbi situatën në vend.

Sonte në mbrëmje, në ora 21.00 nën komentin e Antonio Notos, administrator i shoqërisë IPR Marketing me seli në Romë e përvojë të gjatë e të suksesshme ndërkomb?ëtare, analistëve te njohur Artur Zheji, drejtues i "360 gradë" dhe Dritan Hila drejtues i "Arena" drejtpërdrejtë në RTV Ora, në radio Oranews, live ne livestream e website oranews.tv, ne youtube e facebook do të prezantohen gjetjet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar mbi cështjet kryesore të aktualitetit.

Në prag të protetestës së shtatë kombëtare të opozitës, që prej lënies së mandateve në kuvendin e shqipërisë, vetëm tre ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale të maxhorancës për zgjedhjet lokale, ndërsa presidenti i republikës është shprehur i gatshëm të rishohë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve duke vënë në dispozicion edhe mandatin e tij, në studion e Temporas do të çelet zarfi me rezultatet e matjes më të fundit të opinionit publik, në vijim të traditës së konsoliduar 12 vjeçare të prezantimit të sondazheve në momente historike për shqiptarët.

Radio Televizioni Ora dhe IPR marketing Live, sonte në ora 21.00 do t?ju tregojnë Shqipërinë sipas shqiptarëve, për t?I shërbyer me objektivitet, paanshmeri dhe profesionalizëm vetëm interesit publik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sondazhi-i-dyte-i-ipr-marketing-neser-ne-2100-live-ne-rtv-ora

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended