RTV Ora - Iljazaj: Sondazhi i IPR Marketing-ORA shpall opozitën mazhorancë
  • 5 years ago
#rtvora #iprmarketing #sondazh

Politologu dhe drejtori i gazetës "Liberale" shprehet se rezultatet e sondazhit të IPR Marketing treguan rënien e mbështetjes së votuesve për qeverinë dhe rritjen për opozitën. Ervis Iljazaj shpjegon së qytetarët janë kundër djegie së mandateve pasi janë të lodhur nga aksionet radikale.

Rezultatet e Sondazhit të IPR Marketing në bashkëpunim më RTV ORA, sipas politologut Ervis Iljazaj nxori në pah rënien e mbështetjes për qeverinë Rama.

Ndërsa orientimi i votës së qytetarëve, 3 muaj para zgjedhjeve vendore, shqiptarët e nxjerrin opozitën mazhorancë.

Ervis Iljazaj: Në opinionin publik ka rënë mbështetja për të sepse po ta vëmë re nga 2017 qeveria Rama 2 nuk ka zhvilluar asnjë politikë, asnjë reformë. Në këtë kuptim, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot opozita del mazhorancë.

Por në kontradiktë me mbështetjen që i jepet opozitës në rastin e zgjedhjeve, qytetarët janë shprehur kundër aksioneve radikale të PD dhe LSI.

Ervis Iljazaj: Ndoshta shqiptarët janë lodhur nga aksionet radikale dhe ky është mesazh dhe për opozitën. Aksionet radikale nuk mjaftojnë, opozita duhet të ofrojë diçka tjetër më shumë qytetarëve shqiptarë.

Sipas Iljazit, rikandidimi i Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës përceptohet nga qytetarët si vazhdim i traditës nga Bashkia drejt kryesimit të PS-së.

Ervis Iljazaj: Mandati i dytë i Erion Veliaj në Tiranë më shumë është një fushatë kombëtare, e projekton atë në mënyrë automatike ndoshta që tani si pasuri të Edi Ramës në krye të PS-së.

Politologu mendon që në sondazhin e radhës rezultatet do të varen nga aksionet që do të marrë qeveria dhe opozita.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/iljazaj-sondazhi-i-ipr-marketing-ora-shpall-opoziten-mazhorance

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended