RTV Ora - Nxënësit e arsimit profesional në Lezhë refuzojnë punët e verës: Paguhemi pak!
  • 5 years ago
#rtvora
Niveli i pagave sipas tyre i pakënaqshëm i bën që shumë nxënës të arsimit profesional në Lezhë, te refuzojnë punën gjatë sezonit turistik. Ata thonë se pagesat janë ta pamjaftueshme, ndaj përgatiten si profesionistë të mirë me sytë nga vendet e BE.

"Nuk përshtaten pagat me punën që po japim"

Paga sipas tyre e ulët dhe kushtet e punës po i bëjnë nxënësit që ndjekin arsimin profesional në Lezhë që në shumë raste të refuzojnë punën gjatë sezonit turistik.

Ata thonë se në shkollë marrin formimin e duhur profesional, por me pagesat që ofron tregu shqiptar i punës, thonë se nuk e shohin këtu të ardhmen e tyre.

"Rinia shqiptare po largohet për shkak të pagave shumë të ulëta", tha një nxënëse.

Kërkesat e bizneseve për staf të kualifikuar në sektorin e shërbimeve rriten ndjeshëm gjatë muajve të sezonit turistike.

Vështirësinë për ta siguruar e kanë pranuar edhe vetë bizneset.

Ndaj edhe drejtori i shkollës "Kolin Gjoka" që përgatit profesionistët e rinj të shërbimeve, thotë se kjo mund të jetë një mënyrë për të frenuar largimin e të rinjve

Bardh Dedgjonaj Drejtor i shkollës "Kolin Gjoka": Biznesi duhet të shohë mundësinë e rritjes së pagave. Sepse nxënësit shkojnë punojnë jashtë vendit dhe marrin paga më të mira.

Të shumtë janë nxënësit e shkollës profesionale që gjatë periudhës së verës largohen jashtë vendit për të punuar, pasi sigurojnë shumë herë më shumë të ardhura se në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nxenesit-e-arsimit-profesional-ne-lezhe-refuzojne-punet-e-veres-paguhemi-pak
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended