RTV Ora - Lihet në burg protestuesi Marash Qerimi

  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë "Arrest në burg" për protestuesin Marash Qerimi. Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia.

Sipas prokurorisë, Qerimi është një ndër personat kryesorë që ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta.

Ai akuzohet për veprat penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme?, ?Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik?, ?Goditja për shkak të detyrës?, ?Shkatërrimi i pronës me zjarr? dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive? të cilat parashikojnë dënim nga gjobë deri në 11 vite burg.

Prokuroria paraqiti si provë pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë dhe raport shërbimet e policëve dhe kërkoi "arrest me burg" për protestuesin.

Sipas policisë u plagosen mbi 10 punonjes të policisë si dhe u dëmtuan institucionet. Pas protestes u arrestuan mbi 50 persona.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lihet-ne-burg-protestuesi-marash-qerimi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended