Video editoriali i "360 gradë" - E Mira nuk egziston, kërkoni të keni të Keqen më të vogël!
  • 5 years ago
#rtvora

Shpesh nëpër studio Tv apo nëpër portale, më shkruajnë apo më dërgojnë mesazhe shumë njerëz, që besojnë dhe nuk besojnë në fjalën time. Shumë shqiptarë, bëjnë sot pyetjen, a është më i mirë Lulëzim Basha se sa Edi Rama? Shumë të tjerë shtojnë, po mirë ja iku Rama, po kush do të vijë pas tij, çfarë do të bëjë ai për ne?

Apo Gënjeshtra e radhës dhe vijueshmëria e premtimëve pa thelb në brendësi?

Një luftë për pushtet e veshur me petka të tjera, të modës së vjetër apo të modës së re?

Të gjitha këto janë pyetje 1001 herë të ligjshme dhe po kaq herë ndoshta pa një përgjigje bindëse.

Askush nuk e ka një përgjigje bindëse, për këto pyetje, kush ju thotë ndryshe, vetëm ju gënjen, me ose pa dashje.

Dhe e dini Përse?

Sepse e ?Mira? nuk egziston në politikë, dhe sepse kushdo qoftë herët a vonë do të binte në mëkate, të vogla ose të mëdha, kjo duhet të dihet dhe të vlerësohet.

Porse në këtë rast, largimi i Ramës, është një kërkesë që ai e përsërit vetë shumë herë, por ju nuk e kuptoni sepse flet me fjalë të përmbysura, na thotë ?unë nuk iki!? që ju të protestoni edhe më fort, derisa ta largoni. Edhe me dëshirën e tij.

Nuk është dhe aq i keq, Rama, por është e keqe, e Keqja që e ka kapur dhe nuk do ta lëshojë. E di që duket e vështirë kjo për tu kuptuar, por kështu është.

Duhet forcuar Kuvendi dhe protesta e përhershme popullore derisa Shqipëria të fitojë stabilitet.

Shumë mire që keni dyshime, shumë Vepra të Mëdha, janë bërë e shkruar, falë Dyshimeve të Mëdha!

Porse radhën e ka, e Keqja më e madhe, ajo duhet të largohet nga ky vend dhe të mos rrijë në krye të saj. Duhet të largohen banditët nga Kuvendi dhe politika, duhet të largohen rrugaçët nga kryesimi i bashkive dhe i reparteve të ndryshme të Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-mira-nuk-egziston-kerkoni-te-keni-te-keqen-me-te-vogel
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended