Report TV -A do ketë Molotov protestën e rradhës? Basha përgjigjet
  • 5 years ago
Demokratike u pyet nga gazetarët nëse tubimi që opozita jo parlamentare do të mbajë në 25 maj do të ketë sërish bomba molotov. Përgjigjja e tij, jo vetëm që nuk ishte distancuese, por deri diku shkon edhe në paralajmërim se situata në këtë tubim mund të jetë edhe më e rëndë sa i përket sulmit ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë që i ruajnë ato. Kryedemokrati tha pasditen e kësaj të mërkure se nuk është ai shkaktari i zemëratës popullore siç ai u shpreh, duke thënë se "zemërimi popullor vetëm do të rritet".

"Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha, zemërimi popullor vetëm do të rritet....", - tha Basha.

Ndërkombëtarët, nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ajo e Gjermanisë, Italisë, OSBE-së, Britanike, CDU/CSU, madje edhe Partitë Popullore Evropiane ku vetë Partia Demokratike është anëtare, i bënë thirrje njëzëri liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të LSI-së, të dënojë publikisht aktet e dhunës, dhe të sigurojnë që protestat e radhës do të jenë paqësore. Sot në selinë blu, lideri demokrat Lulzim Basha pati prej paradites takime intensive me aleatët e vegjël, kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë e ish-deputetët, sa i përket aksionit opozitar kundër qeverisë, që mbetet i njëjtë në qëllim: qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Paraditen e sotme lideri demokrat Lulzim Basha është takuar me aleatët e vegjël, më tej me Kolegjin e kryetarëve dhe pasdite me Kryesinë dhe ish-deputetët.
Recommended