Report Tv-Thirrja e fortë për të mos djegur mandatet, Lulzim Basha i përgjigjet SHBA-së
  • 5 years ago
TIRANE-Pas vendimit të grupit për djegien e mandateve, Lulzim Basha pasdite mblodhi Kryesinë e Partisë, ndërsa në përfundim të takimit që zgjati për më shumë se një orë, lideri i opozitës deklaroi 'Me vonë unanime u vendos për djegien e mandateve, që do i përcillet Këshillit. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë të përfaqësie të huaja në Tiranë, por dua tu them qartë se për PD-në dhe mua nuk ka frymëzim më të madhe sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në vecanti mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë vlerësoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj 'Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetevete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor për të shembur një qeveri të krimit për krimin dhe nga krimi dhe tu japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve. Për këtë ne nuk po kërkojmë që të marrim dicka, mandate me ndihmën e krimit sikur ka bërë Rama, ne po japim dhe për ta përkthyer thënien' se ky komb nën zot do të ketë një lindje të re të demokracis ëdhe lirsë dhe se qeverisja e njerëzve nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nga faqja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Amerikën" tha ai.
Recommended