RTV Ora - U mbyt në lumin e Bistricës, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e trupit
  • 5 years ago
#rtvora
Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës pasditen e së dielës.Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:40.

Viktima, Arben Shaqiri, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

Siç bën me dije policia, 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar në momentin e ngjarjes.

Ky i fundit ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia në njoftimin për mediat tha se ka nisur kërkimet prej ditës së djeshme por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit dhe po punohet për gjetjen e tij.

Megjithatë polumbarë nuk kanë dërguar për shkak të kohës së keqe.

"U mbyt dje, tha nuk ka polumbarë se është kohë e vrenjtur, nuk vinë dot".

Nga ana tjetër, djali i viktimës Ervis Shaqiri apelon shtetin për ndihmë që të gjejnë trupin e të atit.

Ervis Shaqiri:"Unë jetoj në Prrenjas, kam ardhur të gjej babën nëpër lumenj por nuk po e gjej dot. Jemi 8 fëmijë, jam më i madhi. Unë kërkoj vetëm të gjej babën që ta qajmë. Kërkoj ndihmë".

Sot policia ka marrë në pyetjen djalin dhe bashkëshorten e viktimës, i cili ishte dënuar për dhunë në familje.

Gruaja: Do kthehem prapë tha, kishte ikur nga ora 8 e mëngjesit. Djali e ka parë ngjarjen. Kam pas më parë probleme me burrin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/e-rende-55-vjecari-bie-ne-lumin-e-bistrices-ishte-ne-shoqerine-e-te-birit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended