Fier/ Zhduket 59-vjeçarja e paralizuar, familjarët: Është mbytur në lumin Vjosë
  • 5 years ago
Një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras është shpallur e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve, e cila është e paralizuar dhe lëviz vetëm me ndihmën e karrocës është larguar nga shtëpia ditën e djeshme rreth orës 19:00.

Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat. Ka qenë bashkëshorti i 59 vjeçares, ai që ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.
Recommended