LIVE/ Samiti BRDO-BRIJUNIT në Tiranë, Konferenca e përbashkët e presidentëve
  • 5 years ago
#rtvora #samiti

Liderët e Ballkanit u takuan paraditen e sotme (9 maj 2019) në Tiranë në kuadër të samitit të Brdo Brijunit dhe ka qenë Presidenti Meta ai që iu ka dhënë mirëseardhjen. Pas një takimi më shumë se 2 orë me dyer të mbyllura, fokusi i tyre në komunikimin e hapur ishte bashkëpunimi rajonal dhe procesit integruese.

Presidenti i Sllovenisë paralajmëroi vendet e Ballkanit Perendimorë që të vijojn intensivisht reformat për të mos vonuar integrimin pasi siç u shpreh ai pas zgjedhjeve në BE, politika për anëtarësim do të ndryshojë.

Borut Pahor: ?Nuk mund të them se i zgjidhëm problemet, por kemi debatuar çështjet në mënyrë shumë miqësore. Kjo vjen për shkak të faktit se të gjithë e dinë që pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian, procesi i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës. Prandaj është në dorën tonë që të ndërmarrim hapat në mënyrë që ky rajon të jetë më tërheqës për Bashkimin Europian?

Presidenti Polak, i kërkoi Bashkimit Evropian të mbajë dyert hapur për Ballkanin.

BE të mbajë dyert e hapura

Andrzej Duda:?Këto çështje mund te diskutohen me qetesi dhe te zgjidhen nepermjet dilaogut mes liderve dhe kombeve. BE duhet ti mbaje dyert e hapura per anetaresim dhe ky eshte mesimi me i rendesishem?

Më e ashpër si me BE por dhe me vendet aspirante ishte Presidentja e Kroacisë kolinda Grabar-Kitarovi?, e cila u shpreh e shqetësuar për vakumin që sipas saj vetë BE-ja po krijon në Ballkan.

Kolinda Grabar-Kitarovi?: " Kur flas me kolegët në Bruksel për këtë rajon nuk shoh vetëm mungesë kuptimi të historisë, por gjithashtu ka edhe mungesë interesi. Dhe kjo shihet edhe në publikun e tyre. Por Bashkimi Europian është i paplotë, ky rajon është pjesë integrale e Bashkimit Europian. Duhet të zgjidhim problemet e hapura që kemi me njëri-tjetrin.

Për më shumë lexoni këtu: http://oranews.tv/article/konferenca-e-perbashket-e-presidenteve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended