Samiti i Brdo Brionit në Tiranë, Mogherini mesazhe për negociatat - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas Berlinit, liderët e rajonit dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini do të mblidhen në Tiranë javën e ardhshme në kuadër të takimit të radhës të procesit Brdo Brionit në data 8-9 maj.Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, Mogherini do të përcjellë mesazhet e saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri si dhe për hapjen e negociatave. Këtë e ka konfirmuar për Vizion Plus zëdhënësja e saj Maja Kocijancic.?Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini do të flasë në Tiranë në takimin e liderëve të Brdo-Brionit më 8 dhe 9 maj për çështjet e lidhura me situatën poitike në Shqipëri dhe për procesin e integrimit. Në takimin e Berlinit përfaqësuesja e Bashkimit Europian Federica Mogherini zhvilloi takim dypalësh me liderët e rajonit. Në këto takime dypalëshe u diskutua situata në rajon, si dhe u rikonfirmua rëndësia dhe angazhimi ndaj bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, ku Marrëveshja e Prespës paraqiti një shembull historik. Përveç kësaj, ata diskutuan përparimin dhe perspektivën e ardhshme në rrugën drejt BE.?E pyetur nga Vizion Plus në lidhje me atë çka prodhoi samiti i Berlinit për dialogun Kosovë-Serbi, Brukseli zyrtar thekson se takimi ishte një hap përpara si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.?Ne mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të dialogut, duke përfshirë takime të mëtejshme. Çdo takim është i dobishëm dhe mund të jetë një kontribut, një mbështetje, por dialogu ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Kontaktet tona vazhdojnë, për shembull në takimin e liderëve të Brdo-Brionit në Tiranë. Ajo është e gatshme të rishqyrtojë dialogun. Gjithashtu është e qartë se qeveria e Kosovës duhet të pezullojë tarifat për të lejuar rifillimin e shpejtë të dialogut.?Ndërkohë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Tiranës. Ai do të takohet edhe me Mogherinin. Samiti shihet nga Serbia si një mundësi për të dërguar një mesazh të fortë për faktorin ndërkombëtar se interesat e serbëve në Kosovë dhe se interesat e Serbisë në dialogun me Prishtinën nuk mund të shkelen.Përpara mbërritjes në Tiranë kreu i shtetit serb do të takohet me zëvendëskryeministrin Italian Matteo Salvini në Romë ku do të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.
Recommended