Perplasja e banoreve mban ne ngerç administratoret

  • 5 years ago
"Duhet administratori, por nuk e kemi zgjedhur ende", thotë një banor. "Nuk më duhet, se unë në kat të parë banoj, nuk më duhet", shprehet një tjetër.

Kontradikta të tilla mes vetë banorëve kanë bërë që gjysma e pallateve në kryeqytet të mos zgjedhin administratorin. Sipas Drejtorit të Dikasterit të Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko, nga 5 mijë ndërtesa shumëkatëshe deri tani janë zgjedhur 1500 administratorë në pallate të rinj dhe ato para viteve "90.

"Janë 5 mijë ndërtesa shumë katëshe në kryeqytet. Nga këto 3600 janë pallate dhe ne kemi trokitur në të gjitha këto dyert e këtyre pallateve, deri tani janë zgjedhur 1500 administratorë. Pakica që nuk zgjedh, ose është me qira aty, ose janë biznese katet e para, ose pallatet janë dy-tre katëshe".

Shumica e pallateve të vjetër janë ato që kanë përfituar në total nga 24 fonde komuniteti gjatë një viti.

Tv Klan

Recommended