Veliaj thirrje banoreve: Zgjidhni administratoret e pallateve qe te perfitoni fonde |Lajme-News

  • 4 years ago
Ky pallat në njësinë nr 10 në kryeqytet, i ndërtuar përpara viteve 90 u restaurua, vetëm pasi administratori i tij aplikoi në Fondin e Komunitetit, për restaurimin e godinës së amortizuar.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë ata banorë që jetojnë nëpër pallate të vjetra që të nxitojnë për të zgjedhur administratorët e pallatit, me qëllim që të përfitojnë nga pagesat e vëna në dispozicion nga bashkia e kryeqytetit, pasi restaurimi i pallateve rrit edhe vlerën e shtëpive.

?Mjafton të shikoni tabelat për apartamentet që kanë dalë në shitje, ndërsa deri dje nuk u afrohej kush sepse pallati dukej si i shekullit të kaluar. Fakti që sot këto pallate marrin vlerë është lajm fantastik.?
Veliaj u shpreh se deri në fund të kësaj jave do të nisë dhënia e 3 mijë pagesave të para për familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe i përkasin kategorisë DS1, DS2 dhe DS3.

?Për Njësinë 10 kemi rreth 112 dosje gati, 30 të tjera janë në proces. Deri në fund të kësaj jave do të kalojmë 3000 pagesat e para për ata që kanë vetëm dëmtime dhe rreth 300 shtëpi për ata që do t?u ndërtohet nga e para. Po të fillojmë nga 3000 pagesa dhe nga 300 shtëpi çdo javë, ecim në të dyja frontet; pra, edhe me pagesat, edhe me ndërtimin e shtëpive.?
Përmes projektit të Bashkisë së Tiranës, qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga ?Fondi i Komunitetit?, ku 50% të vlerës e paguan bashkia dhe 50% mblidhen nga kontributet e banorëve.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended