Veliaj: Zgjidhni administratorët, përfitoni nga “fondi i komuniteteve” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Fondi i Komuniteteve? është nisma e Bashkisë së Tiranës, e cila u jep mundësi qytetarëve të rikonstruktojnë pallatet e tyre. Kjo nismë u aplikua në pallatet e para ? Hawai? në Rr. Andon Z. Çajupi dhe tani po aplikohet edhe ne zonat e tjera.



Filluam para pak muajsh me ato që ishin pallatet e para të ?Arabit? dhe banorët e tjerë e panë se si po dilte në dritë pallati ngjitur, ndaj filluan edhe ata të marrin nga energjia pozitive e transformimit. Thirrja ime për të gjithë banorët është: Ky është viti kur kemi financuar më shumë projekte komunitare, ndaj i ftoj që fillimisht të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre dhe pastaj të aplikojnë. Ky është një pallat i cili deri dje dukej një katrahurë; sot as kabujt nuk duken më.



Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin administratorët e pallateve dhe të përfitojnë nga kjo nismë.



?Fakti që sot veshja me kapotë e rrit ngrohjen deri në 4-5 gradë dhe për dy-tre vjet nxjerr koston e investimit dhe të pagesës modeste të çdo familjeje, është një formulë që ia vlen. Ndaj, ftesa për banorët është: Kopjoni më të mirët dhe nëse investimet në horizontal po e nxjerrin lagjen në dritë, po bëhen rrugët, rreth-rrotullimet, trotuaret, këndet e lojrave, duhet që edhe në vertikal të kemi të njëjtën cilësi. Kur qytetarëve s?u shkel këmba në baltë, ama edhe shkojnë në një shtëpi me ambient të ngrohtë, do të thotë se ky është një qytet ku ia vlen të investosh dhe ia vlen të jetosh?.



Kryetari i bashkisë tha se banoret e kryeqytetit janë ndërgjegjësuar PR mirëmbajtjen e hapësirave te perbashketa.

Recommended