RTV Ora - Gjatë prillit u mbyllën mesatarisht 33 biznese në ditë, 4.200 prej fillimit të vitit

  • 5 years ago
#rtvora

Mesatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërëkërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditëson çdo ditë, vetëm gjatë muajit Prill kaluan nëstatus pasiv 1000 biznese në të gjithëvendin.

Prej fillimit të vitit dhe deri më tani kanë kaluar nëstatusin pasiv 4,222 biznese me një rritje prej 7% nëkrahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë.

Numri më i madh i bizneseve të mbyllura është shënuar gjatëjanarit, ku bënë kërkesë për të kaluar nëgjendje pasive rreth 1400 biznese, 12% më shumë se në janarin e 2018-s.

Kalimi në status pasiv, me kusht

Megjithatë në raport me një vit më parë ritmi i rritjes së bizneseve që kalojnë në statusin pasiv ështëngadalësuar. Me ndryshimin e procedurës tatimore, bizneset nuk mund të kalojnënë statusin pasiv pa mbyllur të gjitha detyrimet me Tatimet.

Shumë tatimpagues për t?iu shmangur detyrimeve tatimore, vendosnin të kalonin subjektin në statusin pasiv. Pezullimi ishte pa asnjë kusht. Duke pezulluar aktivitetin, ato shmangin pagesën në kohë të detyrimit tatimor. Tatimpaguesit janë të detyruar që para se të kalojnë në statusin pasiv të paguajnë detyrimet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjate-prillit-u-mbyllen-mesatarisht-33-biznese-ne-dite-4200-prej-fillimit-te-vitit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended