PS rikandidon 24 kryebashkiakë/ 6 zonja - Detajet nga gazetarja e Report TV Esiona Konomi

  • 5 years ago
Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. Kryesia e Partisë do të mblidhet përpara 13 majit për të miratuar listën përfundimtare, ndërsa Report TV ka mësuar se deri tani është parashikuar rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa në emrat e rinj të futur në garë janë dy prefektë dhe 6 deputetë.

Ajo që bie në sy është se në 61 bashki, besimi i Edi Ramës tek zonjat është i ulët dhe parashikohen vetëm 6 kandidate femra.

Në bashkinë e Beratit PS do të garojë me ish zv ministrin e arsimit, Ervin Demo, ndërsa në Kuçovë me kryetarin e partisë, Sybi Shehu. Në Poliçan, Adriatik Zotkaj po shkon drejt mandatit të 4-t, por rikandidimi i tij ende nuk është ndarë përfundimisht. Në Skrapar do të kandidojë Adriatik Mema ndërsa tek Ura Vajgurore do të rikonfirmohet kryetarja aktuale Juliana Memaj.

Qarku Dibër është i vetmi në të cilën PS ende nuk ka përcaktuar asnjë kandidat për 4 bashkitë në fjalë, zona të njohura si tradicionalisht të djathta.

Për bashkinë Elbasan, PS e ka ndarë mendjen për të mos rikandiduar Qazim Sejdinin, dhe do të kandidojë pas 12 vjetësh një figurë të re, si Gledian Llatja, aktualisht prefekt i qarkut.

Në Belsh do të rikandidohet Arif Tafani dhe në Librazhd, Kastriot Gurra. Në Cërrik kandidati i PS do të jetë Andi Salla, ndërsa në Gramsh kryetari i partisë, Klodian Taçe. Në Përrenjas PS do të kërkojë t?ja heqë drejtimin e bashkisë LSI-së, duke kandiduar deputetin Nuri Belba. Në Peqin, gjasat më të larta janë që PS të mbështesë kryetarin aktual Saimir Hasalla të zgjedhur nga PDIU, ndërsa po mendon edhe një kandidaturë rezervë të sajën.

Recommended