RTV Ora – Mbi 3000 vende të lira pune në panairin “Work & Study”

  • 5 years ago
#rtvora
Është çelur edicioni i dhjetë i panairit ?Work & Study?, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Mbi 3000 vende të lira pune janë për punëkërkuesit në panairin që do të mbahet deri më 2 maj.

Mbi 3000 vende të lira janë në dispozicion të gjithë atyre që kanë në kërkim të një pune.

Në mjediset e Muzeut Kombëtar u çel edicioni i dhjetë i panairit ?Work & Study?, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve ku marrin pjesë 65 kompani, universitete e institucione të ndryshme.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj, ju bëri ftesë punëkërkuesve që të gjejnë veten në këtë panair.

Bashkia e Tiranës ofron në këtë panair mundësinë për 90 aplikantë që të bëhen pjesë e administratës së saj në sektorë të ndryshëm.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të vizitojnë stendat e këtij panairi për të filluar një rrugëtim të ri në karrierën e tyre.

Veliaj: ?Përveç vendeve të punës kemi disa oferta shumë të mira për praktikë. Bashkia e Tiranës në vetvete ka 90 pozicione pune, përfshin bashkinë, përfshin disa drejtori dhe agjenci apo kompani bashkiake siç mund të jenë parkingjet, ujësjellësi për ata që janë inxhinierë hidro. Ndërkohë për herë të parë kemi futur konceptin e praktikave me pagesë. Ne nuk besojmë te skllavëria. Ka kompani apo zyra të ndryshme që patjetër e aplikojnë praktikën si një mënyrë për të pasuruar CV. Te Bashkia e Tiranës nuk duam që të pasuroni vetëm CV, duam që të vini dhe disa para në xhep, qoftë edhe lekë xhepi siç thuhet. Kështu që të gjitha praktikat në Bashkinë e Tiranës janë edhe me një pagë minimale. Është një mënyrë se si siguroni disa të ardhura, por fundja fundit edhe se si keni në CV tuaj punën e parë mbi të cilën pastaj mund të ndërtoni karrierë për punë të tjera?.

Veliaj u bëri thirrje bizneseve që t?i bashkohen nismës për Kartën e Studentit duke ofruar çmime të reduktuara për studentët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbi-3000-vende-te-lira-pune-ne-panairin-work-study
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended